Zbulohet arsyeja e pengmarrjes së kosovarit në Vlorë, si e shpëtoi e motra, konflikti nisi që në Suedi

Zbulohet arsyeja e pengmarrjes së kosovarit në Vlorë, si e shpëtoi e motra, konflikti nisi që në Suedi

Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj mbajtën peng për dy javë shqiptarin nga Kosova Fisnik Xhaka, e dhunuan dhe kërkuan 70 mijë euro për lirimin e tij.

Top Channel ka arritur të zbardhë gjithë dinamikën e pengmarrjes.

Tre personat nga zonat rurale të Vlorës (fshatrat e Lumit të Vlorës, Bashaj) janë njohur Xhakën në një vend të Bashkimit Europian, në Suedi, raporton Tch, transmeton Periskopi.

Gjatë kësaj njohjeje, ata kanë kryer marrëveshje të paligjshme për trafik droge. Shtetasi nga Kosova i ka lidhur ata me një person tjetër jashtë vendit, dhe vlonjatët kanë dërguar drogën në një vend të BE-së (vend i pacaktuar, pasi të arrestuarit nuk kanë treguar, madje as telefonat e sekuestruar nuk u gjet ky informacion).

Pas kësaj, personi që mori drogën jashtë vendit nuk u ka kthyer paratë vlonjatëve. Për këtë arsye, këta të fundit kanë marrë peng shtetasin nga Kosova, duke e mbajtur për rreth dy javë, madje kanë ushtruar dhunë me shpresën për të marrë pagesën për mallin.

Motra e shtetasit nga Kosova, që jeton në Suedi dhe kishte dijeni për ngjarjen, kontaktoi Interpolin. Interpoli njoftoi Policinë e Vlorës, e cila, duke përdorur lokacionin e dërguar nga motra, arriti të arrestojë tre personat brenda 15 minutash. Fisnik Xhaka, i cili kishte plagë të lehta, iu dha ndihma e parë dhe u lirua. Ndërkohë, autorët nuk kanë pranuar të zbulojnë vendin e saktë ku ishte dërguar droga, në çfarë vendi të BE-së./Periskopi

Shpërndaje në: