Zbulohet data për rikthimin e Spinazzola

Zbulohet data për rikthimin e Spinazzola

Leonardo Spinazzola ishte një nga befasitë më të këndshme të Kampionatit Evropian 2020.

Kombëtarja e Italisë përveç që fitoi Euro 2020, mori më të mirën edhe nga mbrojtësi i krahut Spinazzola. Por, fati nuk ishte me këtë të fundit.

Lojtari pësoi një dëmtim të rëndë para finales, duke bërë që t’i nënshtrohet një operimi, që pritej ta mbante jashtë fushave për gjashtë muaj.

28 vjeçari ka konfirmuar së fundmi se do të rikthehet në stërvitje gjatë muajit nëntor dhe do të jetë gati për ndeshje në dhjetor, përcjell Periskopi.

Këtë tashmë e dinë edhe trajnerët e tij Jose Mourinho dhe Roberto Mancini.

Spinazzola selektohej edhe në skuadrën më të mirë të Kampionatit Evropian. /Periskopi/

Shpërndaje në: