Zbulohet formacioni i Kroacisë për ndeshjen finale kundër Francës (Foto)

Zbulohet formacioni i Kroacisë për ndeshjen finale kundër Francës (Foto)

Kroacia nesër do të luajë në finale të Kupës së Botës kundër Francës me fillim nga ora 17:00 në ‘Luzhniki’ të Moskës

Lajme të mira në kampin kroat pasi të gjithë lojtarët janë të gatshëm për finale, përveç Ivan Strinic që akoma ka probleme dhe vështirë se do të jetë titullar, shkruan Periskopi.

Informacionet e fundit nga Moska bëjnë të ditur që Zlatko Dalic i ka në dispozicion të gjithë lojtarët për ndeshjen kundër Francës, në përjashtim të Ivan Strinic.

Vendin e Strinic pritet që ta zë Josip Pivaric, i cili u paraqit mjaftë mirë në ndeshjen kundër Anglisë.

Në foton e mëposhtme mund ta shihni formacionin me të cilin pritet të luajë Kroacia nesër kundër Francës në finalen e Kupës së Botës. /Periskopi/

Shpërndaje në: