Zbulohet një e pa thënë për Klitschkon – Çfarë kishte planifikuar ai para luftës në Ukrainë?

Zbulohet një e pa thënë për Klitschkon – Çfarë kishte planifikuar ai para luftës në Ukrainë?

Ish-boksieri i njohur, Wladimir Klitschko kishte planifikuar një rikthim në ring, po kjo nuk ndodhi si shkak i luftës në Ukrainë.

Klitschko tani është 46 vjeçar dhe po të ishte kthyer, do të bëhej kampioni më i vjetër i peshave të rënda ndonjëherë, përcjellë Periskopi.

Ai doli në pension në vitin 2017 pasi humbi një luftë të pabesueshme me 11 raunde kundër Anthony Joshua në stadiumin Wembley.

Me kë donte të luftonte Klitschko?

Teksa fliste me Piers Morgan në TalkTV, Klitschko pranoi se kishte menduar ta thërriste Tyson Fury -n për një revansh pasi anglezi e mundi atë në vitin 2015.

“Po mendoja se do ishte mirë të takohesha me Tyson Fury ”, tha ai në emisionin televiziv.

Por, ky rimeç nuk ndodhi kurrë, pasi filloi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e gjithçka mbeti e bllokuar.

Të shohim nëse Klitschko do të planifikojë një rikthim pas përfundimit të luftës, apo me kaq do ta mbyll karrierën e tij./Periskopi./

Shpërndaje në: