Zeka-ZRRE’së për rrymën: Pezullo vendimin, bizneset po trajtohen pabarabartë

Zeka-ZRRE’së për rrymën: Pezullo vendimin, bizneset po trajtohen pabarabartë

Oda Ekonomike Amerikane ka reaguar ndaj ZRrE-së duke kërkuar ta pezullojë vendimin për liberalizimin e tregut të lirë të energjisë për bizneset, pasi që konsiderohet se një vendim i till është i ngutshëm dhe janë bërë shumë gabime në vendimmarrjet energjetike.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane i tha Gazetës Metro se një vendim i tillë është i ngutshëm dhe se ZRrE nuk ka ofruar kohë të mjaftueshme për planifikim drejt tranzicionit në treg të lirë, por edhe të ofertës së kufizuar në treg, trasnemton Periskopi.

“Ne po ashtu kemi vlerësuar që vendimi për liberalizim të tregut të energjisë është i ngutshëm, edhe në aspekt të njoftimit në kohë të shkurtër që nuk ka ofruar kohë të mjaftueshme për planifikim drejt tranzicionit në treg të lirë, por edhe të ofertës së kufizuar në treg. Gabimet në vendimmarrjet energjetike përgjatë disa viteve, përfshirë këtu edhe moszhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike, po e paguajnë bizneset, e fatkeqësisht ata që e bartin barrën kryesore të zhvillimit ekonomik e punësimit në Kosovë”, tha Zeka.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tutje shton se bizneset po trajtohen në mënyrë të pabarabartë, dhe se institucionet e vendit, në cilëndo rrethanë është dashur të garantojnë trajtim të barabartë të të gjithë operatorëve ekonomik

“Oda Ekonomike Amerikane i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që deri në nxjerrjen e një vendimi të plotfuqishëm të instancës më të lartë gjyqësore në Kosovë të pezullojë vendimin e saj për liberalizimin e tregut të energjisë. Zhvillimet e ditëve të fundit kanë çuar në një situatë ku jo të gjitha bizneset trajtohen në mënyrë të barabartë, meqë për bizneset për të cilat janë vendosur masa të përkohshme të sigurisë nga ana e Gjykatës, nuk janë detyruar as të kalojnë në tregun e lirë, e rrjedhimisht as t’u ndërpritet furnizimi me energji elektrike. Institucionet e vendit, në cilëndo rrethanë është dashur të garantojnë trajtim të barabartë të të gjithë operatorëve ekonomik”, është shprehur Zeka .

ZRRE-ja të shtunën ka bërë shkyçjen nga rrjeti për të gjitha bizneset që i plotësojnë kushtet për të dalë në treg të hapur të energjisë nëse ato nuk kanë lidhur kontratë me furnizues. Ky vendim erdhi pasi që Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale i ka dhënë të drejtë ZRRE-së në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Shpërndaje në: