Zelenksy i bindur: Tërheqja e Rusisë nga toka jonë, e pashmangshme

Zelenksy i bindur: Tërheqja e Rusisë nga toka jonë, e pashmangshme

Tërheqja e Rusisë nga toka ukrainase është “e pashmangshme”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodoymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Teksa u raportua se një ushtri e fuqishme milionëshe ukrainase e pajisur me armë perëndimore po formohet me qëllim të rikthimit të territorit jugor, lideri i luftës foli për ardhjen e luftës.

“Tërheqja e okupatorëve nga toka ukrainase është e pashmangshme, njejtë si ndëshkimi i tyre. Por ne duhet të mbahemi, ne duhet të luftojmë në të gjithë frontet- në atë politikë, informues dhe ekonomik, pa treguar dobësi”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, në një intervistë ekskluzive për British Times, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov pohoi se ushtria ukrainase tani është e pajisur me armë moderne perëndimore dhe është gati të rimarrë rajonet jugore nga rusët.

Në intervistën e tij të parë me një gazetë britanike që nga fillimi i pushtimit, Reznikov tha se presidenti Zelensky kishte urdhëruar ushtrinë e Ukrainës të rimarrë zonat e pushtuara bregdetare jetike për ekonominë e vendit.

Ukraina humbi kontrollin e pjesës më të madhe të rajonit Kherson pranë Detin të Zi, në javët e para pasi Rusia pushtoi më 24 shkurt. /Periskopi/

Shpërndaje në: