Zelensky i adresohet bjellorusëve: Rusia po ju fton në luftë, ju nuk duhet të vdisni

Zelensky i adresohet bjellorusëve: Rusia po ju fton në luftë, ju nuk duhet të vdisni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i është adresuar qytetarëve bjellorusë, duke iu thënë atyre se “janë duke rrëshqitur drejt një lufte” nga Moska.

Adresimi vie teksa presidenti rus, Vladimir Putin, këtë javë i tha homologut të tij nga Bjellorusia, Alexander Lukashenko, që Moska do ta furnizonte Minskun me siteme raketore të afta për bartur armë bërthamore në muajt në vazhdim, ka thënë Ministria e Jashtme rus, shkruan Sky News.

“Unë do të dëshiroja që ndarasi t’i adresohem sot qytetarëve të Bjellorusisë. Për njerëzit- civilë dhe në uniformë- ju po ftoheni në një luftë”, tha ai duke folur në rusisht.

“Dhe në mënyrë më aktive tani se sa në shkurt. Kremlini tashmë ka vendosur çdo gjë për ju- jeta juaj nuk ka fare vlerë për ta. Por ju nuk jeni skllevër. Ju nuk duhet të vdisni dhe është në dorën tuaj që të mos lejoni askënd të vendosë për ju”, tha ai.

Tutje, presidenti ukrainas tha se të gjithë ata që lansojnë sulme nga Bjellorusia në Ukrainë do të mbahen përgjegjës dhe nuk do të ketë vend për t’u fshehur./Periskopi/

Shpërndaje në: