Zelensky konfirmon takimin me Trump javën e ardhshme në Nju Jork
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të takohet me homologun e tij amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme në Nju Jork.
Zelensky e bëri deklaratën për gazetarët, duke shtuar se donte të diskutonte me Trump garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe sanksionet kundër Rusisë.
“Ne kemi hedhur themelet për garancitë e sigurisë, të cilat Evropa është gati t’i ndjekë, duke marrë parasysh praninë e Shteteve të Bashkuara. Kemi pasur shumë diskutime, ka pasur dialog në nivele të ndryshme, përfshirë midis krerëve të ushtrive tona dhe shtabeve të përgjithshme, me evropianët dhe amerikanët. Kryeministri britanik (Keir Starmer ) u takua me Presidentin e SHBA-së dhe u ra dakord që të diskutojmë çështjet përkatëse në takimin tonë dypalësh në Nju Jork”, tha Zelensky./Periskopi/



