Zelensky mbërrin në Romë – do të takohet me Papën dhe Melonin

Zelensky mbërrin në Romë – do të takohet me Papën dhe Melonin

Volodymyr Zelensky po thur një rrjetë evropiane pasi Trump e konsideroi qasjen e tij ndaj negociatave të paqes ‘zhgënjyese’.

Giorgia Meloni është gati të përsërisë mbështetjen e saj për Kievin këtë pasdite gjatë takimit dypalësh me Zelenskyn të planifikuar në Palazzo Chigi, shkruan ANSA.

Por dita e presidentit ukrainas në Romë do të fillojë me një plan të njoftuar vetëm mbrëmë: ai do të takohet me Papa Leon në Castel Gandolfo. Takimi është planifikuar në Villa Barberini në orën 9:30 të mëngjesit.

Dje, Zelensky u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në Londër, ai u takua me Starmer, Macron dhe Merz./Periskopi/

Shpërndaje në: