Zelensky: Mbi 100 mijë familje pa energji pas sulmeve ruse ndaj centraleve

Zelensky: Mbi 100 mijë familje pa energji pas sulmeve ruse ndaj centraleve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit më të fundit të Rusisë ndaj centraleve energjetike në Ukrainë, duke theksuar ndikimin e rëndë që ka pësuar infrastruktura civile.

Ai tha se si pasojë e sulmeve, mbi 100 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në disa rajone të vendit, raporton Sky News.

“Pa energji elektrike mbetën disa familje në rajonet Poltava, Sumy dhe Chernihiv,” deklaroi Zelensky, duke shtuar se “shërbimet e emergjencës po punojnë për furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.”

Sipas Ministrisë ukrainase të Energjisë, objektet energjetike në Ukrainë janë sulmuar 2 mijë e 900 herë vetëm që nga muaji mars i këtij viti – një shifër alarmante që tregon për intensitetin dhe synimin strategjik të goditjeve ruse ndaj sektorit civil energjetik./Periskopi/

Shpërndaje në: