Zelensky: Nuk kam marrë asnjë propozim paqeje nga presidenti i Kinës

Zelensky: Nuk kam marrë asnjë propozim paqeje nga presidenti i Kinës

Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar të shtunën se nuk ka marrë ndodnjë propozim për ndërmjetësuar paqen mes Ukrainës dhe Rusisë nga Kina.

Deklaratat, presidenti ukrainas i bëri për Japan News.

“Nuk kam marrë ndonjë propozim për ndërmjetësim nga Kina. Nuk mora as ndonjë propozim për t’u takuar,” u shpreh ai.

Zelensky shprehu po ashtu skepticizëm rreth propozimit të Kinës me 12 pika, me anë të të cilit kërkohet edhe një armëpushim dhe negociatat për paqe. Lideri ukrainas tha se “respekti për sovranitetin dhe integriteti territorial, vijnë të parët.”

Kujtojmë se Kina deri më tani ka refuzuar që ta dënojë publikisht luftën e Rusisë në Ukrainë.

Plani 12-pikësh i Pekinit u kërkon të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e të gjitha kombeve, të mbrojnë objektet bërthamore, të lehtësojnë eksportet e grurit dhe të mbrojnë civilët dhe të burgosurit e luftës.

Megjithatë, propozimi bën thirrje gjithashtu për braktisjen e “mentalitetit të Luftës së Ftohtë” dhe “ndalimin e sanksioneve të njëanshme”, retorikë e përdorur shpesh nga Pekini për të kritikuar përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës.

Shpërndaje në: