Zemaj me kreativitet e tall Qeverinë Kurti: Pasqyrë oj pasqyrë, a jam qeveria më e mirë në botë?

Zemaj me kreativitet e tall Qeverinë Kurti: Pasqyrë oj pasqyrë, a jam qeveria më e mirë në botë?

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka gjetur kohë të tallet me Qeverinë Kurti, duke shfrytëzuar përrallen e Borëbardhës, shkruan Perskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar Qeverinë duke ia përmendur vetëm  9 përqindëshin e realizuar të investimeve kapitale.

“Raportin Financiar i Thesarit të Shtetit pasqyroj më së miri dështimet e Qeverisë, përkatësisht mosrealizimin e buxhetit për investime kapitale. Në 6-të muajt e parë të vitit 2022, Qeveria ka realizuar vetëm 9% të buxhetit për investime kapitale, gjersa 4 ministri kanë përfunduar me 0 realizim. Ndërkaq, ministri i Financave, i cili përfaqëson vetëm 1% të realizimit të buxhetit për investime kapitale, sot, deklaroi se “investimet do të bëhen”, duke e pranuar kështu debaklin e radhës; e zeza në të bardhë e shkruar në statusin e tij”, ka shkruar Zemaj ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:

Përballja e Qeverisë me veten dhe të vërtetën!

Qeveria: Pasqyrë oj pasqyrë, a jam qeveria më e mirë në botë?

Pasqyra: Jo, se i ke realizuar vetëm 9% nga investimet kapitale, gjersa 4 ministri tuaja përfaqësohen me 0 realizim!

Raportin Financiar i Thesarit të Shtetit pasqyroj më së miri dështimet e Qeverisë, përkatësisht mosrealizimin e buxhetit për investime kapitale. Në 6-të muajt e parë të vitit 2022, Qeveria ka realizuar vetëm 9% të buxhetit për investime kapitale, gjersa 4 ministri kanë përfunduar me 0 realizim. Ndërkaq, ministri i Financave, i cili përfaqëson vetëm 1% të realizimit të buxhetit për investime kapitale, sot, deklaroi se “investimet do të bëhen”, duke e pranuar kështu debaklin e radhës; e zeza në të bardhë e shkruar në statusin e tij.

Kjo Qeveri tashmë po e vërteton se është duke jetuar në një botë paralele, ndonëse dua të besoj se pranimi i debaklit nga ana saj mund të jetë një shenjë pozitive për rikthim eventual në botën reale.

 

 

Shpërndaje në: