Zemaj viziton IKSHPK-në dhe Klinikën Infektive, ua uron profesionistëve shëndetësorë festën e 28 nëntorit

Zemaj viziton IKSHPK-në dhe Klinikën Infektive, ua uron profesionistëve shëndetësorë festën e 28 nëntorit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar festën e 28 nëntorit.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se ka vizituar Klinikën Infektive dhe IKSHPK-në me ç’ras tshprehet se ka hasur mobilizim të plotë profesional e njerëzor.

Zemaj ka uruar personelin shëndetësor që sipas tij për nëntë muaj kanë dëshmuar përkushtim të pashoq.

Ky është postimi i tij:

Festa e madhe e 28 Nëntorit, këtë vit, na gjen në luftën kundër virusit vdekjeprurës.
Sot, gjatë vizitës në Klinikën Infektive dhe në IKShPK, ju uruam stafit 28 nëntorin, festen e flamurit, me këtë rast gjeta mobilizim të plotë profesional e njerëzor kundër virusit si dhe përkujdesje maksimale ndaj pacientëve.
Urime festa e 28 nëntorit të infektuarve me dëshirën më të madhe që ta kaloni me lehtësi dhe ktheheni në gjirin familjar.
Urime 28 Nëntori për të gjithë qytetarët, në veçanti personelit shëndetësor që për nëntë muaj dëshmuan përkushtim të pashoq.
Zbatoni masat anti Covid, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!
Bashkë ia dalim!.

Shpërndaje në: