Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane vjen në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin

Zëvendës Ndihmës Sekretarja amerikane vjen në Kosovë, takon Osmanin dhe Kurtin

Pas takimeve që patën ditën e djeshme me Elizabeth Allen, nënsekretaren amerikane për Diplomaci Publike, krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot do të presin në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick.

Takimi mes Osmanit dhe Chulick veç sa ka filluar.

Më vonë, Zëvendës Ndihmës-sekretarja e departamentit të Shtetit do të pritet në objektin e qeverisë edhe nga kryeministri Kurti.

Takimi mes Kurtit dhe Chulick pritet të nis nga ora 14:30.

Ditën e djeshme, në takimet që pati Allen me krerët e shtetit, theksoi se Asociacioni është hapr kryesor në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Por, ajo poashtu kërkoi që të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja të zbatohen.

Shpërndaje në: