Zgjedhje, por fillimisht lirimin e Haradinajt

Zgjedhje, por fillimisht lirimin e Haradinajt

Në një intervistë për Indeksonline, deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka treguar se Kosova ka merituar në  këto 9 vite që tashmë t’i  ketë të kryer çështjet si: Ushtria, liberalizimi I vizave dhe vendet të reja pune.

Ai po ashtu ka theksuar se sa  i përket zgjedhjeve të vendit, AAK-ja nuk mendon njëherë për këto, për arsye se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është duke qëndruar  i izoluar në Francë, ndërsa sipas mendimit personal të tij zgjedhjet duhet  të mbahen sa më shpejt.

Janë bërë 9 vite që Kosova është shtet i pavarur, çfarë konsideroni sukses përgjatë këtij rrugëtimi?

Muharremaj: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së popullit, edhe pse realiteti nuk është në përputhje me pritjen. Dëshmorët, të vrarët, ish të burgosurit politik dhe gjithsecili që ka kontribuar sado pak meriton të falënderohet me respekt. Kosova ka merituar të jetë më e zhvilluar pa korrupsion, nepotizëm dhe probleme tjera politike. Është dashur ta ketë tashmë çështje të kryer Ushtrinë, liberalizimin e vizave dhe vende të reja pune.

Cili është mossuksesi më i madh i qeverisjes përgjatë kësaj periudhe?

Muharremaj:  Në shumë e shumë raste. A e dini sa i riu ka ik nga Kosova i zhgënjyer nga koalicione politike që s’kanë punuar në të mirën e vendit. Secili milion në tender është keqpërdorur duke mos u garantuar siguri donatorëve. Për 9 vite është dashur që së paku ti kishim themelet e zhvillimit ekonomik e jot ë jetë e degraduar gjithçka për të keç. Keq është arsimi, shëndetësia, siguria. Realiteti po e dëshmon kështu.

Çfarë qëndrimi ka AAK-ja për zgjedhjet e vendit, kur do t’i kem ato?

Muharremaj: Për qëndrimin e AAK –së duhet t’i pyesni organet tjera të Partisë. Ne e kemi liderin tonë të izoluar në Francë ku ai mund të përgjigjej dhe në këtë rast  po bëhet shumë pak rreth kësaj. Kemi barrë mbi shpinë shumëçka që për mendimin tim duhet të kërkohet përgjegjësi më shumë prej institucioneve. Mendimi personal i imi është që ato do të duhej të mbaheshin sa më shpejt.

Cili është mesazhi juaj për shtetin e Kosovës, si duhet që të vazhdohet më tutje?

Muharremaj: Ky 9 vjetor po vie si vit krize duke ik rinia nga vendi. Ky 9 vjetor është pa Ramush Hardinaj. Ky 9 vjetor po vie fatin e të zhdukurve si temë e pazgjidhur e shumëçka tjetër. Sidoqoftë ne duhet ta rikthejmë shpresën për të ardhmen. Liria ishte meritë e atyre që ranë. Shteti i mirëfilltë është obligimi ynë.

Shpërndaje në: