Zgjedhjet lokale i japin goditje koalicionit VV-Lista Vjosa: Opozita 21 komuna – Pushteti 4

Zgjedhjet lokale i japin goditje koalicionit VV-Lista Vjosa: Opozita 21 komuna – Pushteti 4

Tashmë është zyrtare që Vetëvendosje i ka humbur Zgjedhjet Lokale 2021, duke marrë një goditje të rëndë për qeverisjen e ngadaltë të Kryeministrit Albin Kurti.

Kjo parti politike ka arritur të fitojë pak më shumë se 10 për qind të komunave kosovare, vetëm katër nga 38 të mundshme.

Partia e Kurtit nuk kishte fituar asnjë komunë të vetme në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, në raundin e parë, por ia kishte dalë të futej në balotazh në 12 komuna.

E në këto 12 komuna, kryeministri Kurti bëri përpjekje epike madje duke përdorur edhe resurset shtetërore që të fitonte, POR DËSHTOI.

VV arriti të mbante vetëm Podujevën e Kamenicën, si dhe të merrte Shtimen e vogël sa troha dhe Gjilanin.

Por, kjo parti u ndëshkua për qeverisjen në Prishtinë, Prizren e Mitrovicë.

Në anën tjetër, partitë opozitare së bashku kanë arritur të fitojnë 21 komuna.

PDK i ka fituar nëntë komuna, LDK shtatë dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt pesë. VV ndërkohë i ka fituar vetëm katër sosh.

Me një disbalanc kaq të madh, pritet që partitë opozitare të rrisin zërin ndaj Qeverisë Kurti II që nuk po arrin të sjellë ndryshimin e premtuar në Kosovë edhe pas tetë muajve në pushtet. /Periskopi

Shpërndaje në: