Zgjedhjet lokale në Serbi mbahen me 2 qershor

Zgjedhjet lokale në Serbi mbahen me 2 qershor

Kryetarja e Kuvendit serb, Ana Bërnabiq, ka shpallur zgjedhjet lokale në 66 njësi të vetëqeverisjes lokale për 2 qershor.

Zgjedhjet në komunat e qytetit në Beograd, Nish dhe Pozharevc duhet të shpallen nga kryetarët e asambleve lokale, përkatësisht kryetari i Autoritetit të Përkohshëm në kryeqytet.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në ato komuna ku nuk u mbajtën në dhjetor.

Me qëllim që këto zgjedhje të mbahen më 2 qershor së bashku me zgjedhjet e Beogradit, Parlamenti paraprakisht ka ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet Lokale, i cili ka qenë marrëveshje mes qeverisë dhe një pjese të opozitës, ndërsa pjesa tjetër e opozitës ka marrë vendim të mos marrin pjesë në zgjedhje sepse besojnë se nuk ka kushte për to.

Kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, u ka uruar të gjithëve “zgjedhje të suksesshme”

Këshilltari serb i Izmir Zeqirit: Lista Serbe është fajtore për gjithçka në veri

Shpërndaje në: