Zgjedhjet në Maqedoni, Bujar Osmani në përparësi të madhe ndaj Arben Taravarit, ja si votoi diaspora

Zgjedhjet në Maqedoni, Bujar Osmani në përparësi të madhe ndaj Arben Taravarit, ja si votoi diaspora

Sot u votua nga diaspora për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku nesër mbahet raundi i parë dhe në garë janë shtatë kandidatë e në mesin e tyre edhe dy shqiptarë, shkruan Periskopi.

Derisa ka filluar numërimi i votave të diasporës dhe invalidëve, garës po i prin bindshëm Bujar Osmani i BDI.

Burime të Periskopit tregojnë se Bujar Osmani po prin me 2000 vota, derisa po e lë mbrapa Arben Taravarin i VLEN-it me 490 vota.

Njëjtë edhe me votat e invalidëve, Bujar Osmani kryeson me 5011 vota ndërsa Arben Taravari me 476 vota.

Kujtojmë se tjerë kandidatë për president në Maqedoninë e Veriut janë: presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga GROM. Për zgjedhjet presidenciale, në listën zgjedhore janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës.

 

Shpërndaje në: