Zhduket 16-vjeçarja në Hajvali, policia nis hetimet
Një 16-vjeçare është zhdukur në Hajvali të Prishtinës mëngjesin e së hënës.
Rastin e zhdukjes e ka raportuar në polici nëna e saj.
“ Ankuesja femër kosovare, raporton se vajza e saj 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor, transmeton Klankosova.tv
Ky rast është duke u hetuar nga organet e rendit./Periskopi/



