Zhduket një 15 vjeçar në Ferizaj, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Zhduket një 15 vjeçar në Ferizaj, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një 15 vjeçar është zhdukur në Ferizaj.

Lajmin në polici e ka raportuar nëna e djalit, e cila ka njoftuar se i biri është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Rr. Ahmet Kaçiku, Ferizaj  27.06.2025 – 12:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se djali i saj 15 vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./Periskopi/

Shpërndaje në: