Zhegrova absolutisht në flakë te Baseli: Dy asistime, por njëri është thjesht sensacional me të jashtmen

Zhegrova absolutisht në flakë te Baseli: Dy asistime, por njëri është thjesht sensacional me të jashtmen

Edon Zhegrova duket se tashmë ka arritur të ngritë nivelin e tij dhe t’i përmbushë ato pritshmëritë që të gjithë i kishim rreth tij fillimisht kur kishte dalë në skenë.

Superylli i Kombëtares së Kosovës vazhdoi me paraqitje brilante për Baselin, ku është shndërruar në një lojtar tejet të rëndësishëm, teksa ka kontribuar me dy asistime në fitoren 3-1 kundër Luzernit sot, shkruan Periskopi.

Sulmuesi kosovar fillimisht asistoi për golin e parë në minutën e tretë për Arthur, para se të përsëriste veten në minutën e 49 kur shërbeu Petrettan.

Dhe vetëm shikoni njërin prej asistimeve të tij në videon e mëposhtme, teksa me të jashtmen gjen për mrekulli bashkëlojtarin në sulm, duke ngazëllyer fansat udhëtues të Baselit.

Shikoni asistimin e tij më poshtë (kërkojmë falje për kualitetin e pamjeve). /Periskopi.com/

Shpërndaje në: