Zhegrova apo Ronaldinho? Shikoni lëvizjen magjike që ylli kosovar e bëri dje në stërvitje (Video)
Edon Zhegrova padyshim është njëri nga lojtarët më të talentuar që ka Kombëtarja e Kosovës
Edon Zhegrova që së fundi ka kaluar te Baseli nga Genk është ftuar nga Challandes për dy ndeshjet e marsit që Kosova do t’i luajë, kundër Danimarkës dhe më pas ndaj Bullgarisë, shkruan Periskopi.
Në seancën stërvitore që e ka mbajtur dje Kombëtarja e Kosovës 19 vjeçari dhuroi një moment magjik.
Ai tregoi klasin e tij që ka duke e ndalur një top në stilin e Ronaldinhos së famshëm.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni lëvizjen magjike që Zhegrova e bëri dje në stërvitje me Kombëtaren e Kosovës./PERISKOPI/



