Zhegrova fantastik, shënon gol në fitoren e Baselit ndaj Omonias

Zhegrova fantastik, shënon gol në fitoren e Baselit ndaj Omonias

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka realizuar gol për Baselin.

Skuadra e Baselit ka arritur të mposht Omonian me rezultat 3-1.

Protagonist në këtë duel për ekipin zvicran ishte edhe futbollisti kosovar Edon Zhegrova.

Zhegrova ishte startues në këtë duel dhe luajti për 92 minuta.

Ai e vulosi fitoren e skuadrës së tij me një gol të bukur të realizuar në min e 88′.

I gjenduar përballë portierit kosovari u tregua i saktë për të vulosur fitoren e Baselit me rezultat 3-1.

Shiko këtu golin e Zhegrovës: VIDEO

Zhegrova pak ditë më parë është rikthyer nga lëndimi, dhe duket se ka gjetur formën e tij më të mirë.

Shpërndaje në: