Zhgënjyese: Armando Broja nuk luan kundër Watfordit, Hasenhuttl zbulon arsyen

Zhgënjyese: Armando Broja nuk luan kundër Watfordit, Hasenhuttl zbulon arsyen

Sulmuesi në top formë shqiptar, Armando Broja nuk është i disponueshëm për aktivizim te Southamptoni në ndeshjen kundër Watfordit, ka thënë trajneri i ‘Saints’, Ralph Hasenhuttl.

Broja ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit, duke marrë vëmendjen e të gjitha gazetave angleze.

Trajneri i Southampton, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Watford ka konfirmuar se 21 vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

Sulmuesi i huazuar nga Chelsea, këtë sezon me skuadrën e “Saints” ka 8 paraqitje, ku ka shënuar katër herë.

Shpërndaje në: