Zidane arrin rekord fenomenal te Real Madridi
Zinedine Zidane udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të Superkupës në duel me Manchester Unitedin.
Kështu Zidane arriti të fitojë trofeun e tij të gjashtë, prej se është bërë menaxher i Realit.
Ai klubin nga Bernabeu e udhëheq që vetëm 582 ditë, që i bie një trofe për çdo tre muaj, shkruan Periskopi.
Madrilenët mposhtën Man Unitedin me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në Shkup. /Periskopi



