Zidane: Dua të punoj si trajner në Itali

Zidane: Dua të punoj si trajner në Itali

Zinedine Zidane mori pjesë në premierën e një dokumentari për ish-trajnerin e Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi dhe komentoi për të ardhmen e tij.

Fituesi i Topit të Artë dhe legjenda e Francës së pari la shenjën e tij në Juve nën drejtimin e Lippit, duke luajtur për “Bianconerët” nga viti 1996 deri në transferimin e tij te Real Madridi në vitin 2001.

“Si trajner, kam mësuar shumë nga Lippi dhe Carlo Ancelotti”, tha Zidane për “Sky Sport Italia”.

“Lippi ishte trajneri i parë që besoi vërtet tek unë. Ai më solli në Juve dhe u bëra lojtari që isha falë tij”.

Ndeshja e fundit e karrierës së tij u kryqëzua gjithashtu me Lippin, i cili ishte trajner i skuadrës së Italisë që fitoi finalen e Kupës së Botës 2006 me penallti.

Zidane u përjashtua në kohën shtesë për goditjen me kokë në gjoks ndaj Marco Materazziit dhe kishte njoftuar tashmë tërheqjen e tij para atij incidenti tronditës, përcjellë KosovaPress.

Ndërkohë, Zidane është lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A dhe Juventus si trajner që do të zëvendësojë Max Allegrin sezonin e ardhshëm.

Ai u pyet nëse do të donte të kishte përvojë në menaxhim edhe në Itali.

“Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Do të doja të jem trajner në Itali një ditë”, tha francezi.

 

Shpërndaje në: