Zidanit i shihej nga hapësira: Xhinset e trajnerit të Realit ishin të tmerrshme

Zidanit i shihej nga hapësira: Xhinset e trajnerit të Realit ishin të tmerrshme

Veshja e Zinedine Zidane-it gjatë njoftimit për kthimin e tij si trajner i Real Madridit, në shumë drejtime ishte gabim.

Trajneri i Real Madridit u vesh keq thotë ekspertja e modës Hannah Jane Parkinson. Kombinimi i tij që përbëhej prej një palltoje të hirtë dhe xhinseve të ngushta i duket si diçka pa shije.

Për gratë – shkruan më tej ajo – xhinset e ngushta janë bërë thuajse lëkurë e dytë. “Të jem e sinqertë, burrat në xhinse të ngushta janë dukur gjithnjë tepër qesharakë.” – ka thënë ajo, përkthen Periskopi.

Parkinson ka folur edhe për kthyerjen e xhinseve, duke thënë se ato mund të shiheshin nga hapësira njësoj si muri kinez.

“Natyrisht, nuk ka rëndësi se çka vesh Zidane-i apo se si duket. Puna e tij është ta këndel Real Madridin që u turpërua së fundi. Por nëse ai ka shpejtuar vdekjen e xhinseve të ngushta për meshkuj, kjo mund të jetë veç një bonus për paratë që merrte në Real Madrid. Çështja reale me hipsterët nuk ishin kurrë syzet. As mjekra. Ishin gjithnjë xhinset e ngushta. Ishte gjithnjë që gjenitalet e një djali ishin në fytyrën tuaj si një akt themeltar. Bukfalisht, ishin koqet.

Shpërndaje në: