Zinedine Zidane refuzon milionat e sheikëve të Newcastle United

Zinedine Zidane refuzon milionat e sheikëve të Newcastle United

Newcastle United ka filluar të bëjë planet për shndërrimin total të skuadrës, pas ndërrimit të pronarëve.

Skuadra angleze nuk ka pasur paraqitjet më të mira të mundshme viteve të fundit, por tani që janë kthyer në skuadrën më të pasur në botë, ata pritet të transferojnë shumë lojtarë dhe të konkurrojnë pse jo edhe Evropën.

Sipas raportimeve të fundit nga mediumi francez ‘RMC’, Zinedine Zidane është dëshira për stolin e trajnerit, transmeton Periskopi.

Zizou ka refuzuar këtë ofertë nga skuadra angleze, dhe nuk do të marrë drejtimin e Newcastle, së paku për tani. /Periskopi/

Shpërndaje në: