Zjarri në barin e Vietnamit lë të vdekur 13 persona

Zjarri në barin e Vietnamit lë të vdekur 13 persona

Mediat e huaja raportojnë se zjarri shpërtheu në barin e ndërtesës tetë-katëshe në lagjen Cau Giay në Hanoi, pasditen e së martës, njofton Klan Kosova.

Zjarrfikësve iu deshën pesë orë për ta fikur zjarrin, derisa përveq viktimave të plagosur mbetën dhe dy policë.

Një roje e kësaj ndërtese bëri të ditur që stafi tentoi për të kontrolluar flakët por nuk arriti, njofton Klan Kosova.

Zjarri u përhap dhe në tre ndërtesa të tjera fqinje duke shkaktuar dhe djegien e një makine dhe motorëve në rrugë.

Kryeministri vietnamez, Nguyen Xuan Phuc, ka urdhëruar policinë për hetuar shkakun e zjarrit dhe për të ndëshkuar ata nëse ka thyerje të ligjit në këtë rast.

Shpërndaje në: