Zjarri përfshin depon më të madhe të gomave në Evropë
![Zjarri përfshin depon më të madhe të gomave në Evropë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2016/05/20160513_2_16698915_10001148_Preview.jpg)
Zjarri ka përfshirë depon më të madhe të gomave në Evropë, në Sesena afër Toledos në Spanjë. Zyrtarët spanjollë shprehen se në depon e gomave që shtrihet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh gjenden mbi 100.000 tonë goma, por fatmirësisht në zjarrin që kishte shpërthyer mëngjesin e sotëm nuk ka të vdekur apo të lënduar. Retë e tymit të zi kishin alarmuar zjarrfikësit në Toledo dhe Madrid, ndërkohë që autoritetet kanë këshilluar qytetarët të mos braktisin shtëpitë nga shkaku i pasojave negative që mund të ketë mbi ta tymi. Përveç kësaj, edhe shoferët e automjeteve në autostradën A-4 janë këshilluar të mos hapin dritaret e automjeteve. Komuna Sesena në vitin 2002 i kishte lëshuar godinën ku ka shpërthyer zjarri një kompanie që merret me riciklimin e gomave, por kompania në fjalë në vitin 2009 humbi licencën pasi nuk plotësonte kushtet mjedisore.