Zogaj i reagon Mujës: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisur vendin për 5 vite

Zogaj i reagon Mujës: Kjo strukturë injorantesh ka qeverisur vendin për 5 vite

Analisti, Petrit Zogaj, i ka reaguar deptutetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, pasi ky i fundit kishte thënë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i konvenon Kosovës.

Zogaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo strukturë injorantesh e ka qeverisur vendin për 5 vite, raporton Periskopi.

“Personi qe e ka shkru kete status eshte deputet i LV-se. Cka po thote ky, cfare deshire po e shfaq eshte qe Kosova mundet me e vazhdu partneritetin me ShBA vetem nese te njejtin po e ben edhe me Serbine. Pra, ky po thote pa Serbine as ne nuk deshirojme me pase partneritet me ShBA-ne. Kjo strukture injorantesh ka qeverise me vendin per 5 vite”, ka shkruar Zogaj./Periskopi/

Postimi i plotë:

 

“Neve na konvenon më shumë kështu…”, Armend Muja e kthen në favor të Kosovës goditjen që mori nga SHBA

Shpërndaje në: