“Zonja e Vjetër” me postim special për Zhegrovën: Mirë se erdhët në spektaklin e Edonit
Edon Zhegrova i argëtoi tifozët në pak minutat sa luajti ndaj Udineses në kuadër të Kupës së Italisë.
Ylli kosovar me depërtimet e tij i dëfreu tej mase të pranishmit dhe të gjithë ata që përcollën ndeshjen mbrëmë.
E ishte vet faqja zyrtare e Juventusit që e ndau një video nga depërtimi i Zhegrovës.
“Mirë se erdhët në spektaklin e Edon Zhegrovës”, shkruhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”.
Postimi i plotë:



