ZPS`së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit, reagon OVL-UÇK: Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.
Për këtë vendim të Gjykatës Speciale ka reaguar OVL-UÇK’së, raporton Periskopi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook OVL-UÇK e ka cilësuar vendimin fundit të Gjykatës Speciale se “është një tjetër goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë”.
“Pas mbylljes së rastit, lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja, duke i quajtur ato “njoftime” e jo “prova” përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces.Në këtë mënyrë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tonë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta”, thuhet në reagim./Periskopi/
Reagimi i plotë:
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS`së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit



