Zunë vendet e ministrave, tensione mes deputetëve të opozitës dhe Gardës

Zunë vendet e ministrave, tensione mes deputetëve të opozitës dhe Gardës

Debate dhe përplasje të forta janë shënuar në Kuvend të enjten ende pa nisur seanca plenare.

Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave duke u përplasur me gardën.

Disa prej tyre kanë zënë vendin mbi foltore duke zënë vendin e përfaqësuesve të kabinetit qeveritar, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Pamjet live nga përplasjet në Kuvend janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë deputetët e opozitës./Periskopi/

Shpërndaje në: