Zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani tha se gjendja e të lënduarve nga zjarri është stabile.

“Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejtë, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimave”.

“Gjendja e tyre është stabile, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione”.

Hasani tutje tha se mbi 20 pacient kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19, njofton Klankosova.tv.

“Mbi 20 pacient me COVID-19 kanë qenë duke u shëruar në bazë të evidencës tonë, por përderisa hetuesia dhe prokurori nuk mund të them asgjë”.