Zv-ministri në detyrë, Sallahu i përgjigjet deputetit Tahiri: Përpjekjet për të deformuar realitetin

Zv-ministri në detyrë, Sallahu i përgjigjet deputetit Tahiri: Përpjekjet për të deformuar realitetin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës Komerciale, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë kundër interesit publik dhe në shërbim të pasurimit të një kompanie private. Sipas tij, gjykata ka vendosur në mënyrë të padrejtë që Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) të përmbushë një kontratë ndërtimi të lidhur me një konsorcium kompanish private, megjithëse afati ligjor për zbatimin e saj kishte skaduar dhe zbatimi nuk kishte filluar kurrë.

Tahiri kujton se kjo kontratë ishte nënshkruar gjatë mandatit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje në krye të Komunës së Prishtinës (2017–2021), dhe se PDK-ja e kishte kundërshtuar dhe sfiduar në rrugë ligjore.

“Gjykata Komerciale, e themeluar nga Albulena Haxhiu dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur që të dëmtojë interesin publik duke pasuruar një kompani private në dëm të interesit të përgjithshëm dhe taksapaguesve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Tahiri: Gjykata Komerciale e themeluar nga VV po e dëmton NPB-në, po e –detyron ta përmbushë një kontratë me afat të skaduar

Mirëpo, pas këtij reagimi ka reaguar zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i është përgjigjur një reagimi të deputetit të PDK-së, Ableard Tahiri, që akuzoi Vetëvendosjen që po e dëmton Ndërmarrjen Banesore duke e detyruar që ta përmbush një kontratë me afat të skaduar.

Sallahu ka shkruar në Facebook se reagimi i Tahirit dëshmon jo vetëm për mungesë konsistence politike, por edhe për mungesë totale të integritetit personal e profesional.

“Po, vendimi i Gjykatës Komerciale është kriminal dhe lë hapësirë për hetime penale por është absurde dhe njëkohësisht qesharake që ish minstri i dështuar i Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili dikur mohonte rolin tonë në themelimin e Gjykatës Komerciale, duke u përpjekur ta paraqiste si “arritje të vetën”, sot, ky person, e quan Gjykatën Komerciale të Albulenës dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! Kjo sjellje dëshmon jo vetëm për mungesë konsistence politike, por edhe për mungesë totale të integritetit personal e profesional. Është e pamundur të mos vërejmë hipokrizinë e thellë të një ish-ministri të dështuar të drejtësisë, i cili për vite me radhë nuk arriti të shtyjë përpara asnjë reformë dhe nuk arriti të ndërtojë asnjë institucion funksional dhe sot tenton të fajësojë të tjerët për vendime të gjykatave”.

“Gjykata Komerciale është themeluar gjatë mandatit tonë, me synim të qartë për të ofruar drejtësi të specializuar, të shpejtë dhe të paanshme në çështjet ekonomike. Ajo është institucion i drejtësisë dhe jo i politikës dhe pikërisht për këtë arsye, nuk mund të jetë as “e Albulenës”, as “e atij”, as “e ndokujt tjetër”. Është e qytetarëve dhe e bizneseve që kërkojnë drejtësi”, ka shkruar Sallahu.

Reagimi i plotë:

Shpërndaje në: