Zvicra arrin të mbahet mirë në pjesën e parë ndaj Kosovës
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.
Kosova pati dy raste të mira me Veldin Hoxhën dhe Mërgim Vojvodën, por topi përfundoi në duart e portierit Kobel. Një goditje të mirë e bëri edhe Fisnik Asllani, nga jashtë 16-shi, por topi përfundoi jashtë.
Nga ana tjetër, Zvicra, ndonëse pati posedim më të madh të topit, nuk e rrezikoi edhe aq shumë porterin Aro Muric.
Kosova u penalizua herët me karton, me kapitenin Amir Rrahmani që u “zverdh” që në minutën e 10-të.
Befasia e kësaj mbrëmjeje ishin vërshëllimat karshi Granit Xhakës, të bëra nga tifozët “Dardanë”.
Mbetet të shihet se si do të shkojë pjesa e dytë.



