Zvogëlohet numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2016/2017

Zvogëlohet numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2016/2017

Në Republikën e Maqedonisë në vitin akademik 2016/2017 janë regjistruar gjithsej 58.083 studentë që paraqet ulje për tre përqind në krahasim me vitin paraprak akademik, njoftoi sot ESHS, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i studentëve të regjistruar-femra arrin 32.297 ose 55.6%. Numri më i madh i studentëve (86.6%) janë regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 12% janë regjistruar në institucionet private të arsimit të lartë, njofton AIM.

Në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2016/2017 janë regjistruar 16.710 studentë ose 28.8% (këtu përfshihen edhe studentët që për herë të parë, të dytë, të tretë dhe më shumë herë regjistrohen në vitin e parë). /Telegrafi/

Shpërndaje në: