Zyra e Haradinajt blen mallra të ndryshme në vlerë 92 mijë euro

Zyra e Haradinajt blen  mallra të ndryshme në vlerë 92 mijë euro

Zyra e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës.

Bazuar në kontratën publike nuk është se janë dhënë shumë detaje, përveç titullit, operatorëve që kanë fituar tenderin  si dhe çmimin.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me mallra të ndryshme të TI”, ka kushtuar hiç më pak se 92 mijë e 050,57 euro.

Tenderi më çmimin më të lartë ka qenë 130 mijë e 677,06 euro.

Po ashtu bëhet e ditur se grupi i operatorëve ekonomik të cilëve u është dhënë kontrata janë “Enteri” Sh.P.K dhe “Trio Tek” Sh.P.K.

Indeksonline ka kontaktuar zyrën e kryeministrit, për të mësuar më shumë detaje rreth kontratës në fjalë, por që nga të njëjtit nuk është se ka pranuar ndonjë përgjigje. /Indeksonline/

 

 

Shpërndaje në: