Zyrtare: Aurier kalon te Villarreali

Zyrtare: Aurier kalon te Villarreali

Villarreali është përforcuar me një mbrojtës krahu.

Serge Aurier është bashkuar me skuadrën e Villarreal, si lojtar i lirë, duke nënshkruar për një sezon, me mundësi vazhdimi për dy, përcjell Periskopi.

Pasi ka përfunduar testet mjekësore, lojtari tani do t’i bashkohet skuadrës kombëtare të Bregut të Fildishtë.

28 vjeçari ka luajtur me skuadrën e Tottenham dhe ka pasur nivele të larta sezonet e fundit.

Lajmin për transferimin e mbrojtësit e ka konfirmuar tashmë edhe faqja zyrtare e Villarreal. /Periskopi/

Shpërndaje në: