Zyrtare: Bale më në fund prezantohet te Los Angeles

Periskopi.com Sporti

Gareth Bale karrierën do të vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Los Angeles ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Uellsit.

Bale ka nënshkruar kontratë një-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Ish-futbollisti i Tottenhamit në LA kalon pas nëntë vjetëve të kaluara te Real Madridi.

32-vjeçari me “Los Blancos” regjistroi 258 paraqitje në të gjitha garat. Ai pesë herë e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve dhe katër herë atë të Botës për Klube.

Bale numëron nga tre trofe edhe në Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës. Ai gjithashtu tri herë është shpallur kampion me Real Madridin në La Liga, teksa ka fituar një herë edhe Kupën e Mbretit.

Futbollisti nga Cardiffi konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të Uellit. Ai ka bërë 105 paraqitje për Kombëtaren A të Uellsit që nga viti 2006, duke shënuar 28 gola e duke regjistruar 22 asistime.