Zyrtare: Barcelona largon pasardhësin e Messit

Zyrtare: Barcelona largon pasardhësin e Messit

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen me Sevillan për shitjen e Munir El-Haddadi. 

Munir ka nënshkruar kontratë tre vjet e gjysmë me Sevillën, e cila do t’ia paguajë ‘Blaugranëve’ mbi 1 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell Periskopi.

”Barcelona dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje për transferimin e Munir El Haddadit. Sevilla do t’ia paguajë Barcelonës 1.050.000 euro për shërbimet e tij”, njofton ekipi i Barcelonës në faqen zyrtare.

Image result for El Haddadi Sevilla

Kontrata e 23 vjeçarit do përfundonte në fund të këtij sezoni dhe ekipi katalanas e shiti para se të largohej me parametra zero.

Anësori luajti 33 herë me ekipin e parë të Barcelonës dhe shënoi pesë gola. /Periskopi

Shpërndaje në: