Zyrtare: Dimarco lojtar i Interit deri më 2026

Zyrtare: Dimarco lojtar i Interit deri më 2026

Është zyrtare, Federico Dimarco ka rinovuar me Interin deri më 2026.

24 ndeshje, 2 gola – këto janë statistikat e Dimarcos këtë sezon me Interin, që ka bindur trajnerin, Simone Inzaghi.

Lajmin për rinovimin e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare, duke treguar se 24-vjeçari ka hedhur të zezën mbi të bardhë deri më 2026.

Di Marcon e kishte blerë Interi në vitin 2014, por në shumicën e sezoneve ai i ka kaluar në huazim te klube tjera, pasi nuk i binde trajnerët.

Me Inzaghin është ndryshe, ai është lojtar kyç në formacion dhe i rëndësishëm për objektivin, Serinë A,

Shpërndaje në: