Zyrtare: Drita transferon ish-lojtarin e Lille

Zyrtare: Drita transferon ish-lojtarin e Lille

Drita ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin 2021/22. Ai është Agim Zeka, që luan në si sulmues i djathtë, por mund të luajë edhe në pozita qendrore të sulmit.

Futbollisti i lindur në Ludwigsburg të Gjermanisë, që ka bërë karrierë te Skënderbeu, Lille, Mouscron disa skuadra tjera, e së fundi edhe te Austria Vienna, është lojtar i ri i Dritës.

Zeka ka qenë pjesë e zinxhirit të kombëtares shqiptare, duke qenë se ka luajtur për U17, U19 dhe U21.

Drita, nënkampione aktuale e Kosovës, ka bërë të ditur se ka siguruar shërbimet e lojtarit për dy sezonet e ardhshme.

“Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për 2 vitet e ardhshme, derisa Zeka do të veshë fanellën bardhekaltër deri më qershor të vitit 2023,” ka bërë të ditur njoftimi i lëshuar i klubit pak më parë.

Agimi është aktualisht 22 vjeçar dhe i gjatë 183 centimetra, ndërsa përvoja e tij nga vendet e ndryshme evropiane në futboll, pritet t’i sjellë cilësi gjilanasve për sezonet në vijim

Shpërndaje në: