Zyrtare: Roma vazhdon kontratën me Pellegrinin

Zyrtare: Roma vazhdon kontratën me Pellegrinin

Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ka vazhduar zyrtarisht kontratën me klubin, deri në qershor të vitit 2026.

Marrëveshja e tij aktuale ka qenë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni, kështu që ishte çështje urgjente.

Disa klube nga Premier League kishin shfaqur interesim për lojtarin, megjithatë ai vendosi që të rinovonte me Romën.

Marrëveshja mes Pellegrini dhe Romës është nënshkruar këtë pasdite, në praninë e agjentit dhe babait të Pellegrini.

Thuhet se marrëveshja është për afër 4 milionë euro plus bonuse, duke e bërë lojtarin si të dytin më të paguar te Roma. /Periskopi/

Shpërndaje në: