Zyrtare: Southamptoni dhe Broja nën drejtimin e miliarderit serb

Zyrtare: Southamptoni dhe Broja nën drejtimin e miliarderit serb

 Firma e investimeve “Sport Republic”, e mbështetur nga miliarderi serb Dragan Solak, ka finalizuar marrëveshjen e pronësisë së Southamptonit, duke blerë 80% të aksioneve të klubit.

Solak, pronar i “United Group”, një kompani telekomunikacioni, e bleu klubin me një vlerë prej 100 milionë £ (120 milionë euro) nga biznesmeni kinez Gao Jisheng, i cili zotëronte 80% të aksioneve të klubit që nga gushti 2017.

“Gjatë dy viteve të fundit, së bashku me aksionerët e klubit tonë, ne kemi kërkuar partnerin e duhur për ta çuar klubin përpara. Sot kemi gjetur zgjidhjen perfekte”,- tha Martin Semmens, administratori i Southampton.

“Sport Republic” janë investitorë me përvojë, por edhe me përvojë në botën e sportit profesional elitar. Ky kombinim është shumë i vështirë për t’u gjetur dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje që siguron të ardhmen tonë afatshkurtër dhe afatgjatë.”

Katharina Liebherr, e cila trashëgoi “Shenjtorët” nga babai i saj i ndjerë Markus në 2010, ndërsa skuadra ishte në kategorinë e tretë (Liga Një), do të vazhdojë të mbajë 20% të aksioneve të mbetura. Southampton aktualisht është në vendin e 14-të në Premier League me 21 pikë në 19 ndeshje.

Shpërndaje në: