Zyrtare: UEFA merr vendim për Cristiano Ronaldon

Zyrtare: UEFA merr vendim për Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do të jetë në të dyja sfidat me Ajaxit në Ligën e Kampionëve dhe do të marrë vetëm një gjobë nga UEFA ashtu si Simeone.

Ky është lajmi ekskluziv që ka publikuar sot “Sport Mediaset”.

Kjo media bën me dije se Komiteti Displinor i UEFA-s u takua dhe vendosi për dënimin e portugezit, i cili i tregoi b*olet tifozëve të Atletikos.

Kështu ai do të gjobitet si Simeone me nje gjobë disi më të majme (më shumë se 20 mijë euro) dhe do të jetë rregullisht në ndeshjet kundër Ajaksit.

Edhe nëse do të dënohet mësohet se Juventusi do të apelojë vendimin, por gjasat për dënim janë të pakta.

Mbetet të shihet nëse ky lajm ekskluziv i “Sport Mediaset” do të vërtetohet ose jo.

Shpërndaje në: