Zyrtare: VV nuk do të ketë Ushtrues Detyre të Ushtrueses së Detyrës së shefit të Grupit Parlamentar

Zyrtare: VV nuk do të ketë Ushtrues Detyre të Ushtrueses së Detyrës së shefit të Grupit Parlamentar

Mimoza Kusari Lila ka humbur rrastë në Gjakovë nga Ardian Gjini, kryetari i deritashëm.

Kandidatja e Alternativës dhe Vetëvendosjes nuk ia doli të ishte bindëse në garën për balotazh.

Ajo ngeli shumë mbrapa Ardian Gjinit nga AAK që arriti ta fitonte edhe një mandat tjetër si kryetar i Gjakovës, përcjell Periskopi.

Kjo nënkupton se znj. Kusari Lila do të vazhdojë të jetë Ushtruese Detyre e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shef i Grupit Parlamentar është Rexhep Selimi, e i cili ndodhet i paraburgosur në Hagë.

Vetëvendosje nuk dihet se kë e ka pasur Ushtrues Detyre të Ushtrueses së Detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të saj derisa Mimoza bënte garë në Gjakovë. /Periskopi

Shpërndaje në: