Zyrtare: Zidane bën transferimin e parë te Reali
Real Madrid ka njoftuar nënshkrimin e Eder Militao nga Porto për një kontratë deri në vitin 2025.
Qendërmbrojtësi i Brazilit bashkohet me Los Blancos pasi klubi përmbushi klauzolën e blerjes prej 50 milion euro në kontratën e tij me klubin portugez.
“Real Madrid C.F dhe FC Porto kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Eder Militao,” shkroi në njoftim klubi spanjoll. “Ai do të qëndrojë në klub për gjashtë sezonet e ardhshme deri më 30 qershor 2025”, përcjell Periskopi.
Klauzola e blerjes së Militao prej 50 milion eurosh do të ishte rritur 25 përqind në 75 milionë euro më 15 korrik, prandaj Reali dëshironte që kjo marrëveshje të bëhej sa më shpejt që të ishte e mundur.
21-vjeçari ka bërë paraqitje mbresëlënëse në sezonin e tij të parë në Evropë, teksa ka luajtur 34 herë këtë sezon.
Jesus Vallejo do të jetë i detyruar të largohet nga gjiganti spanjoll. /Periskopi/




