Zyrtarët e VV-së shkojnë për ngushëllime në familjen e psikologes që vdiq në Ulqin (Foto)
Ditë më parë ka ndërruar jetë psikologia nga Prizreni Dua Dauti-Kadriu në Ulqin, ndërsa tani e pamja është duke u mbajtur në Prishtinë tek familja e saj.
Ku për ti shprehur ngushëllime janë parë të kenë qenë edhe Albin Kurti, Aida Dërguti, Glauk Konjufca, Xhelal Zvecla, Donika Kadaj-Bujupi dhe disa zyrtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazetablic.
Dua ka vdekur duke u munduar ti ndihmojë fëmijët e saj në det ku flamuri i kuq ishte ngritur për shkak të valëve të mëdha.
Ajo në atë rrezik është futur në ujë për ti shpëtuar fëmijët, gjë që e arriti por që humbi jetën e saj.






